Një shpërthim tritoli është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte në afërsi të Liqenit të Thatë në Tiranë.
Mësohet se lënda plasëse i ishte vendosur një servisi automjetesh, në pronësi të një shtetasi të identifikuar me inicialet R.P.
Sipas informacioneve, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./ Opinion.al