Kronikë

Shpërthim tritoli në Kamëz, ishte vendosur…


               Publikuar në : 08:39 - 20/08/19 |
Opi Nion

Një shpërthim tritoli ka tronditur Kamzën gjatë mbrëmjes. Mësohet se sasia e lëndës plasëse ishte vendosur në oborrin e një banese e cila ishte në pronësi të një shtetasi me iniciale A.K.

Bëhet me dije se nga shpërthimi në rrugën “Mujo Ulqinaku” nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në momentin e shpërthimit në banesë nuk ka pasur njerëz. Ndërkohë policia e mbërritur në vendngjaje shprehet se ka bërë të mundur identifikimin e autorit, por për arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhënat e tij.

Njoftimi i policisë

Më datë 19.08.2019, rreth orës 22:14, në rrugën “Mujo Ulqinaku”, në Kamëz, në oborrin afër derës së banesës së shtetasit Gj. K, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në momentin e shpërthimit në banesë nuk ka patur njeri.

Pas veprimeve të para hetimore Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon per kapjen e tij. Per arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhënat e tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al E.Xh.

Pas