Aktualitet

Shpërthim tritoli në Durrës, arrestohet autori


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:42 - 09/06/21 |
Opi Nion

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një objekt-biznesi në qytetin e Durrësit.

Sipas policisë, tritoli ishte vendosur në një godinë 3-katëshe në lagjen Nr.14 të qytetit bregdetar. Raportohet se nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka identifikuar autorin e dyshuar. Kështu, në pranga është vënë 44-vjeçari Gentjan Meta, banues në Shijak, pronar i një lokali.  Po ashtu është arrestuar edhe menaxheri i lokalit në pronësi të Gentjan Metës, Besnik Zela 34 vjeç. Në makinën e këtij të fundit u gjet një pistoletë me 7 fishekë.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe vëllai i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi A. Meta 46 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në Shijak iu gjet një sasi vere me logon e një subjekti tjetër, veprime këto që bien ndesh me vendimin e gjykatës.

Në përfundim të veprimeve procedurale, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në ngarkim të shtetasit G. M., për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Kanosja”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”; në ngarkim të shtetasit B. Z., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit “dhe në ngarkim të shtetasit A. M. për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”./Opinion.al

Pas