Zona e plazhit është tronditur rreth orës 21:00 nga një shpërthim tritoli.
Mësohet se lënda plasëse ka shpërthyer në murin e jashtëm të një lokali,në pronësi të shtetasit M.S., 59 vjeç.
Sipas njoftimit të policisë, shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale pasi lokali ishte i mbyllur në atë orar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve. /Opinion.al