Kronikë

Shpërthim tritoli në derën e një lokali në Shkodër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:20 - 18/11/20 |
Al Do

Një sasi tritoli dyshohet se ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:50, në lagjen “Tom Kola”, në ambjentet e jashtme të një lokali.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shpërthimi u regjistrua para lokalit Bar kafe në pronësi të shtetases Hana Foileta, 46 vjeçe. Dyshohet se lënda plasëse ishte vendosur në derën e lokalit.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk raportohet të ketë persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes. /Opinion.al

Pas