Kronikë

Shpërthim tritoli në banesën e Armand Dukës, Policia jep informacion zyrtar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:20 - 24/01/22 |
Opi Nion

Policia e Durrësit ka dhënë informacion lidhur me shpërthimin e eksplozivit në banesën e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Policia sqaron se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 22:10 në lagjen nr.4 të Durrësit. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e jashtme të banesës.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Më datë 24.01.2022, rreth orës 22:10, në lagjen nr. 4, Durrës, para portës së shtetasit A. D. dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e jashtme të banesës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al

Pas