Te Fundit

Shpërthim në Vlorë, i vihet tritol një objekti në ndërtim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:50 - 10/06/21 |
Opi Nion

Një shpërthim  me tritol është regjistruar gjatë natës së djeshme në qytetin e Vlorës.

Bëhet me dije se shpërthimi ka ndodhur në një banesë e cila ishte në ndërtim e sipër, por që prej kohësh ishin ndërprerë punimet.

“Në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në një objekt në ndërtim por që prej vitesh janë ndërprerë punimet, në pronësi të shtetasit D. K., dyshohet se gjatë natës ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.”- njofton policia.

Ndërkohë që grupi hetimor heton për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./Opinion.al

Pas