Inspektorati Shtetëror Teknik (ISHTI) ka reaguar pas zjarrit që përfshiu restorantin në Velipojë. Sipas ISHTI, asnjë nga bombolat në restorant nuk ka shpërthyer. Por, shkak për zjarrin dyshohet të ketë qenë një çisternë 1 mijë litërshe me gaz në bodrumin e resortit. Dyshohet se ka pasur rrjedhur gazi nga kjo depozitë që gjendej në bodrumin e pallatit.
Gjithsesi, në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor që po mbledh gjithë provat dhe pritet të nxjerrë edhe shkaqet e sakta që çuan në ngjarjen e rëndë me 4 të plagosor.