Aktualitet

Shpërthim në Tiranë/Pas telefonatës së qytetarit ekspertët në terren


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:41 - 05/09/21 |
Opi Nion

Një shpërthim është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 06:56 në sheshpushimin e një pallati në rrugën “Njazi Meka” në Tiranë.

Sipas policisë, nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dyshohet se zhurma ka ardhur si pasojë e plasjes së një kapsolle me lëndë piroteknike e konfirmuar dhe nga eksperti anti-eksploziv). Shpërthimi nuk ka shkaktuar asnjë dëm material.

Më datë 05.09.2021, rreth orës 06:56, në sallën operative të DVP Tiranë ka telefonuar shtetasi K. B., i cili deklaron se rreth orës 03:00, ka dëgjuar një zhurmë në sheshpushim e pallatit në rrugën “Njazi Meka”.

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dyshohet se zhurma ka ardhur si pasojë e plasjes së një kapsolle me lëndë piroteknike e konfirmuar dhe nga eksperti anti-eksploziv), pa shkaktuar asnjë dëm material”, njofton policia.

Vijojnë veprimet e mëtejshme për sqarimin e plotë të ngjarjes./Opinion.al

Pas