Në orët e para të së premtes, një shpërthim është regjistruar në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në dy biznese në zonë.
“Rreth orës 03:20, është raportuar se në sheshin ‘Adem Jashari’ si pasojë e një shpërthimi janë dëmtuar xhamat e dy kafeneve dhe një dyqani. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, ka thënë policia e Kosovës./Opinion.al