Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në një servish celularësh në kryeqytet. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në mesnatë në rrugën “Thoma Goxhaj”. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.
“Një sasi e vogël lëndë plasëse ka plasur në dyqanin në pronësi të shtetasit E. D, ku ka vetëm dëme të vogla materiale”, thotë policia.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit./Opinion.al