Rajoni

Shpërthim në një minierë në Serbi, 8 të vdekur, të paktën 20 të plagosur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:26 - 01/04/22 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Serbi.  Mediat vendase raportojnë se si pasojë e një shpërthimi në një minierë në orët e para të mëngjesit të sotëm ka patur të vdekur dhe të plagosur; “Situata është e vështirë, po vijnë familjarë dhe të afërm”. –shkruan B92 vesti.

Drejtori i Qendrës Shëndetësore në Aleksinac, Rodobljub Zhivadinoviç, ka thënë se tetë minatorë kanë vdekur.

Ndërsa, drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Aleksinac, Goran Vidic, tha se 18 minatorë janë transferuar në spital pas aksidentit në minierën- tre prej të cilëve me lëndime të rënda, ndërsa pjesa tjetër me lëndime të lehta.

“Të gjithë pacientët që nuk kanë urgjenca  dhe operacionet e planifikuara janë anuluar, ne kemi mobilizuar repartet e tjera në ndërtesë. Për momentin nuk kemi asnjë problem me kapacitetet,” tha Vidic për RTS.

Ai tha se ka marrë informacion nga menaxhmenti i minierës se në turn kanë punuar 49 minatorë.

Drejtori i Qendrës Klinike në Nish, Zoran Perishiq, ka thënë se deri më tani në atë institucion shëndetësor janë shtruar dy minatorë, të cilët kanë fraktura në gjoks. Perisic pritet të presë nga 20 deri në 30 minatorë në Qendrën Klinike të Nishit gjatë ditës dhe thotë se institucioni mund të kujdeset për më tepër pacientë”./Opinion.al

Pas