Shpërthim tritoli në Durrës. Sipas policisë së qytetit bregdetar ngjarja ka ndodhur në lagjen 17, rreth orës 1:15.
Policia thotë se lënda plasëse është hedhur në oborrin e banesës së 54-vjeçarit Q.H., 54 vjeç.
Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
“Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”,thekson policia./Opinion.al