Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpërthim në aeroportin ushtarak sirian: Nuk është sulm izraelit

2018/09/02 at 9:15 AM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpërthim në aeroportin ushtarak sirian: Nuk është sulm izraelit

Siria ka mohuar raportet, sipas të cilave një seri shpërthimesh në një aeroport ushtarak pranë Damaskut të dielën, ndodhën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite.

Shpërthimet e zhurmshme të raportuara në aeroportin “Mezzeh” u shkaktuan nga një shpërthim në një depo municionesh, siç njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve “SANA”, duke cituar burime ushtarake siriane.

Incidenti ishte pasojë e një defekti elektrik, shtoi më tej “SANA”.

Izraeli ka ndërmarrë një seri sulmesh ajrore mbi Siri në të kaluarën, madje është akuzuar edhe për shënjestrimin e aeroportit “Mezzeh” vitin e kaluar.

Të dielën, kreu i grupit monitorues me seli në Londër, Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdel Rahman tha për agjencinë e lajmeve “AFP” se aeroporti ushtarak “Mezzeh” u godit nga një “raketë e mundshme izraelite”, e lëshuar nga Lartësitë Golan të pushtuara prej Izraelit. Aeroporti është qendra e shërbimit informativ të Forcave Ajrore siriane, raporton më tej “AFP”-ja.

Megjithatë, një burim nga ushtria siriane e hodhi poshtë këtë pretendim më vonë, duke theksuar se baza nuk ishte shënjestër e një “agresioni izraelit”. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale treguan disa shpërthime të fuqishme në zonë.

Në maj, Izraeli pranoi të kishte sulmuar infrastrukturën ushtarake iraniane në Siri, pas asaj që vendi hebre pretendon se ishte një sulm iranian me raketë mbi territoret e kontrolluara prej Izraelit. Muajin pasardhës, Izraeli njoftoi gjithashtu të kishte rrëzuar një avion luftarak sirian që kishte hyrë në hapësirën e vet ajrore, një incident i rrallë ky mes dy armiqve.

Janarin e vitit të kaluar, agjencia shtetërore siriane e lajmeve citoi ushtrinë të pretendonte se disa raketa kishin goditur aeroportin “Mezzeh”, duke akuzuar Izraelin për bombardimin e zonës./t.ch/

Etiketa: aeroporti ushtarakizraelinuk eshte sulmshperthimiSiria

Ju sugjerojmë

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
Bota

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

8 Shkurt, 2026 4:06 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

8 Shkurt, 2026 3:05 pm
“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
Bota

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

8 Shkurt, 2026 2:59 pm
Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital
Aktualitet

Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital

8 Shkurt, 2026 2:56 pm
“Balluku”, Berisha: Rama sheh mundësin e pezullimit të tij, të martën protestojmë
Kryesore

“Balluku”, Berisha: Rama sheh mundësin e pezullimit të tij, të martën protestojmë

8 Shkurt, 2026 1:57 pm
“Do ta vras”, arrestohet personi që kërcënoi me jetë zv.Presidentin e SHBA-ve
Bota

“Do ta vras”, arrestohet personi që kërcënoi me jetë zv.Presidentin e SHBA-ve

8 Shkurt, 2026 12:40 pm
Atentati me armë ndaj zyrtarit të lart rus në Moskë, arrestohet në Dubai autori
Bota

Atentati me armë ndaj zyrtarit të lart rus në Moskë, arrestohet në Dubai autori

8 Shkurt, 2026 11:47 am
“Skandali Epstein po rrëzon klasën politike të Evropës, asnjë pasojë në SHBA”
Bota

“Skandali Epstein po rrëzon klasën politike të Evropës, asnjë pasojë në SHBA”

8 Shkurt, 2026 11:42 am
Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë
Bota

Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë

8 Shkurt, 2026 11:04 am
Rasti Balluku,Rama:Me këtë brutalitet Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror
Kryesore

Rasti Balluku,Rama:Me këtë brutalitet Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror

8 Shkurt, 2026 11:02 am
Para
Berisha: Ja pse u refuzua Rama nga 4 kryeministra të rajonit në takimin e Durrësit

Berisha: Në 3 javë në Shkodër më shumë krime se në të gjithë Europën

Referendumi në Maqedoni “ndez” sërish reagimet në Greqi

Referendumi në Maqedoni “ndez” sërish reagimet në Greqi

Përleshje me armë mes shqiptarëve dhe rusëve, plagosen dy persona në Athinë

Masakrohet një shqiptar në Greqi

TE FUNDIT

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
8 Shkurt, 2026

11 persona plagosën si pasojë e bombardimeve ruse në distriktin Korabelnyi të Khersonit, njoftoi administrata ushtarake rajonale e qytetit në...

Lexo më shumë

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
8 Shkurt, 2026

Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me dhunimin e Avokatit Kujtim Cakrani, duke zbardhur të...

Lexo më shumë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
8 Shkurt, 2026

Avokati Kujtim Cakrani ka treguar për mediat momentet kur sipas tij u dhunua nga dy të rinj, pranë një pike...

Lexo më shumë

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
8 Shkurt, 2026

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara u kanë vendosur Ukrainës dhe Rusisë një afat të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com