Një shpërthim ka tronditur aeroportin “Sabiha Gokcen” në Stamboll mëngjesin e sotëm. Si pasojë e shpërthimit në ambjentet e brendshme të aerportit janë plagosur dy persona, që sipas burimeve të para mësohet se janë punonjës patrimi. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe ende nuk kanë bërë të ditur shkaqet e shpërthimit.