Një sasi tritoli ka shpërthyer në një shtëpi private në Shkodër.
Burime zyrtare bënë me dije se nga lëndë plasëse i është vendosur derës së jashtme të një banese.
Mësohet se nga shpërthimi fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 03:40, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetases F. S., 62 vjeçe, është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njofton policia.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.
Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.