Një sasi lënde eksplozive ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të së hënës në qytetin e Lushnjes.
Sipas policisë, lënda shpërthyese ishte vendosur në një ambient në lagjen “Skënder Libohova” në pronësi të shtetasit A.A. që më parë kishte shërbyer si lokal.
Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por është dëmtuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve./Opinion.al