Kronikë

Shpërthim me tritol në makinën e efektivit të policisë në Kavajë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:37 - 07/06/22 |
Opi Nion

Makina e një efektivi policie raportohet të ketë shpërthyer mbrëmjen e kësaj të marte në Kavajë.

Sipas policisë, makina ishte e parkuar në garazhin e pallatit në momentin e shpërthimit. Ndërsa nga shpërthimi janë raportuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se makina ka shpërthyer nga lënda plasëse.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në orën 22:50, në Kavajë, në parkingun e një pallati, automjeti tip “Opel” në pronësi të shtetasit L. M., (punonjës Policie) ka shpërthyer. Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer nga lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”,-njofton policia./Opinion.al

Pas