Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në afërsi të një banese në fshatin Mserr, në Tropojë.
Sipas uniformave blu si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale në ambientet e jashtme të banesës.
“Rreth orës 22:30, në afërsi të banesës së shtetasit A. P., në fshatin Mserr, dyshohet se ka shpërthyer një lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale në ambientet e jashtme të kësaj banese”, njofton policia.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve./Opinion.al