Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një pallat në lagjen ‘8 Shkurti’ në Fier.
Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka ndodhur në katin e 4 të pallatit. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
“Sot rreth orës 21:40, në lagjen “8 Shkurti” në katin e katërt të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit A. H., (në të cilën nuk banon njeri pasi ndodhen jashtë shtetit) ka plasur një sasi e vogël dyshohet lënde plasëse.
Për pasojë është dëmtuar dera e kësaj banese”, njofton policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Fier po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.