Pas shpërthimit mbrëmjen e djeshme në Stamboll, edhe Kajro është tronditur këtë mëngjes nga një shpërthim prane katedrales së Kopteve, ku të paktën 22 persona kanë gjetur vdekjen.
Sipas mediave vendase, 35 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Shpërthimi duket se ka patur ne objektive kishën e Shen Pjetrit, e cila ndodhet në krah të katedrales.
Deri tani autoritetet nuk kane asnjë të dhënë për shkaqet apo përgjegjësit e shpërthimit.