Zyrtarët e sigurisë në Turqi thonë se 3 ushtarë turq janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një bombe në juglindje të vendit.
Ky shpërthim ka ndodhur ditën e sotme, afër kufirit të Turqisë me Irakun.
Sipas zyrtarëve, shpërthimi ishte shkaktuar nga një bombë e prodhimit shtëpiak, që u aktivizua ndërsa po kalonte një makinë e blinduar ushtarake.
Fillimisht u raportua për 5 ushtarë të vrarë dhe tetë të tjerë të plagosur.
Zyrtarët e sigurisë së Turqisë mendojnë se sulmi ishte kryer nga militantët e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK).
PKK është konsideruar si organizatë terroriste nga Turqia, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës./tvklan.al