Mbrëmjen e sotme është regjistruar një shpërthim i fuqishëm pranë një stacioni hekurudhor në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev Shpërthimi është konfirmuar dhe nga një këshilltar i ministrisë së brendshme të Ukrainës.
Menjëherë pas raportimit, presidenti i Francës Emmanuel Macron, i cili po mban një deklaratë për mediat tha se forcat ruse po bombardojnë kryeqytetin ukrainas.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi këtë të mërkurë rezolutën që dënon veprimet e Rusisë në Ukrainë, me 141 vota pro, 5 kundër dhe 34 abstenim.