Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër.
Një sasi lënde plasëse i është vendosur një automjeti tip Audi, në pronësi të Bledar Freskinës, i cili ishte parkuar pranë Teatrit Migjeni.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe si pasojë automjeti është dëmtuar pothuajse plotësisht.
Nuk dihet ende shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë ekspertizën.