Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një park në zonën jugperëndimore të qytetit Lahore në Pakistan, duke lënë të vdekur 50 persona dhe plagosur 200 të tjerë.
Sipas policisë, dyshimet e para janë që shpërthimi të jetë kryer nga një kamikaz me objektiv familjet e krishtera, që kishin dalë në park për të festuar Pashkët.