Bota

Shpërthim i fuqishëm në Gjermani,shënohet 1viktimë dhe 5persona të zhdukur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:05 - 27/07/21 |
Opi Nion

Një shpërthimi i madh në një park industrial në qytetin gjerman Leverkuzen ka ndodhur ditën e sotme teksa, një person është raportuar i vdekur, sipas televizionit Welt.

Kompania menaxhuese, Currenta, ka thënë në një deklaratë për mediat se pesë punëtorë janë të zhdukur momentalisht dhe dhjetëra janë plagosur, disa prej tyre rëndë, si pasojë e shpërthimit.

Shpërthimi ka nxitur alarm për “rrezik ekstrem”, si dhe ka shtyrë zyrtarët që t’iu bëjnë thirrje banorëve që të mbyllen brenda dhe të mbyllin dritaret.

Policia në qytetin e afërt, Këln, ka thënë në Twitter, se është duke mbyllur disa autostrada në zonën në Leverkuzen, për shkak të “dëmit të madh”.

Chempark ka brenda vetes kompani të mëdha kimike, përfshirë, Bayer dhe Lanxess. Currenta ka thënë se shpërthimi i 27 korrikut ka ndodhur në një zonë ku digjen mbeturinat. Sipas saj, zjarri tashmë është shuar.

Ndërkohë që deri më tani ende askush nuk e di çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.

Pas