Bota

Shpërthim i fuqishëm jashtë aeroportit të Kabulit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:21 - 26/08/21 |
Opi Nion

Një shpërthim i fuqishëm është regjistuar pak minuta më parë jashtë Aeroportit Ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul.

Lajmi u konfirmua për mediat nga dy zyrtarë amerikanë të cilët shprehen se ka të lënduar në mesin e afganëve, por nuk ka ende informacion për ndonjë viktimë amerikane.

Nga ana tjetër zëdhënësi i Pentagonit John Kirby u shpreh se numri i viktimave dhe të plagosurve janë të paqarta për momentin.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm është paralajmëruar për sulem terroristë në aeroportin e Kabulit.

Po ditën e sotme ministri i Brendshëm i Britanisë së Madhe, James Heappey, ka thënë se ka raporte të besueshme për një kërcënim të rëndë në kryeqytetin afgan. Austarlia ka qenë gjithashtu një tjetër vend i cili ka konfirmuar këto kërcënime .

Për këtë arsye, ata kanë kërkuar nga qytetarët e tyre që të mos i afrohen Aeroportit, për shkaqe sigurie./Opinion.al

Pas