Një shpërthim i fuqishëm ka rrëzuar një ndërtesë banimi në qytetin e Nonancourt, në veri të Francës. Mediat flasin se ngjarja ka shkaktuar shumë viktima, ndërsa mendohet se shkaku i shpërthimit mund të ketë qenë një shpërthim gazi.
Raportohet se janë 3 të plagosur, ndërsa një person ka mbetur nën rrënojat e godinës së shembur, dhe tre të tjerë rezultojnë të humbur, raporton BW
Ekipet e ambulancës dhe 140 zjarrfikës kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Në ndihmë kanë ardhur edhe katër helikopterët e emergjencës.
Mediat lokale njoftojnë se rreth 30 banorë janë evakuuar nga ndërtesa pas shpërthimit.