Në shkollën 9 vjeçare në Bushkash, në Njësinë administrative Ulëz raportohet se pak pas mesnate ka ndodhur një shpërthim me lëndë djegëse.
Nga shpërthimi nuk raportohet të ketë persona të lënduar. Policia lokale nuk ka raportuar për këtë incident, por nën kryetari i KQZ, Denar Biba pranoi se materialet zgjedhore në këtë qendër votimi janë djegur pasi ndodheshin në pjesën ku ka rënë zjarri.
Gjithsesi, ai theksoi se kjo nuk përbën problem për ecurinë e procesit, pasi po merren të gjitha masat për zëvendësimin e materialeve zgjedhore në këtë qendër votimi./ Opinion.al