Ndërsa sytë e bashkisë dhe qeverisë u përqendruan këtë mbrëmje në shkëlqimin e sheshit Skënderbej, duket se një pjesë e mirë e kryeqytetit ka vuajtur mungesën e energjisë elektrike. Në rrjetet sociale janë një numër i madh qytetarësh që ankohen për këtë fakt, duke mos harruar të ironizojnë shkëlqimin e dritave dhe fishekzjarreve në qendër të Tiranës.
Mbyllja e punimeve për sheshin Skënderbej u konsiderua një sukses i bashkisë dhe qeverisë njëkohësisht, ku krerët respeketivë nuk i kursyen lavdërimet për njëri-tjetrin.