Një shpërthim eksplozivi ka ë tronditur qytetin e Pukës mbrëmjen e kaluar. Mësohet se një automjet ka shpërthyer, pasi në të ishte vendosur një sasi eksplozivi e telekomanduar.
Sipas burimeve nga vendngjarja, mësohet se automjeti ndodhej në garazh në momentin kur ka ndodhur shpërthimi.
Mjeti i përket drejtorit të Spitalit të Pukës, Enver Sulejmani. Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale. Garazhi ku ndodhej mjeti është afër Bashkisë së Pukës.