Të paktën dhjetë persona kanë vdekur pas shpërthimit të vullkanit Lewotobi Laki-Laki në Indonezinë lindore.
Sipas mediave të huaja, aktiviteti i fundit i llavës i këtij vullkani u regjistrua vetëm tre javë më parë. Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive u bëri thirrje banorëve dhe turistëve të mos kryejnë aktivitete brenda shtatë kilometrave nga krateri.
Një kolonë hiri dhe llave u derdh mbi fshatrat përreth, të cilët u evakuuan.
Autoritetet kanë frikë nga rreziku i përmbytjeve të shkaktuara nga shiu dhe llava, duke u bërë thirrje njerëzve të mbajnë maska për të shmangur thithjen e pluhurit vullkanik./Opinion.al