Anëtarja e jurisë Valbona Selimllari, ka marrë në mbrojtje dy konkurrentët e “Dance with Me”, Fjolla Morina dhe Xum Allushi. Fjolla dhe Xumi janë kritikuar nga Robert Aliaj dhe Albi Nako për performancën e tyre të dobët dhe Valbona i ka mbrojtur duke thënë se performanca e tyre është ndërruar minutën e fundit dhe se ata kanë punuar gjithë natën për valsin e tyre.