Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpërthen skandali i tenderave në Policinë e Shtetit, KLSH çon në prokurori 7 zyrtarë

2017/04/13 at 3:56 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpërthen skandali i tenderave në Policinë e Shtetit, KLSH çon në prokurori 7 zyrtarë

Një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar në radhët e Policisë së Shtetit shkelje të mëdha në përdorimin e fondeve të buxhetit të shtetit dhe të mënyrës se si janë zhvilluar tenderat gjatë periudhës janar 2014 deri në gusht të 2016-ës. KLSH ka gjetur se në plot 43 prokurime publike, firmosja e kontratës është bërë duke shmangur tenderin.

Televizioni Klan ka arritur të sigurojë një pjesë të mirë të dokumenteve të auditit, ku rezulton se në 3 kontrata të firmosura drejtpërdrejt me kompanitë, Policia e Shtetit ka shkelur ligjin e prokurimeve publike dhe ka shkaktuar një dëm ekonomik 1.5 milion euro.

Vetëm në tenderin për blerjen e sistemit të kamerave të trupit për patrullat e policisë, KLSH ka evidentuar se çmimi që ato janë blerë ka qenë 7 herë më i lartë se çmimet ndërkombëtare, duke rritur faturën me 1.4 milion euro.

“Në procedurën e tenderit me objekt “Sistemi multifunksional i kamerave të trupit për patrullat e Policisë së Shtetit” me vlerë rreth 541 milionë lekë, u konstatua se procedura ishte klasifikuar “sekret” në nivel sigurie “I kufizuar”, në kundërshtim me kërkesat e Urdhrit të Ministrit të Punëve të Brendshme”.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar pranë prokurorit të Përgjithshëm kallëzim penal për konsumimin e veprës “shkelje e barazisë të pjesëmarrjes e tendera” për 7 zyrtarë të Policisë së Shtetit.

“Pasi përfundimet e raportit të auditimit u shqyrtuan nga Drejtoria Juridike e KLSH, u përcoll kallëzim penal pranë Prokurorit të Përgjithshëm në datë 10.01.2017.”

Kontrolli i KLSH ka gjetur parregullsi të theksuara edhe në mënyrën e përdorimit të fondeve për zërin e shpenzimeve për investime. Në 2014-ën janë shpenzuar 88% më shumë se planfikimi, ndërsa në vitin 2015-të shpenzimet janë rritur me 143%.

“Gjatë auditimit të zbatimit të buxhetit dhe ndryshimeve gjatë vitit për shpenzimet e investimeve, rezultoi se këto shpenzime janë rritur në vlera të konsiderueshme, duke vënë në diskutim hartimin e Projekt Buxheteve Afatmesme të miratuara për këtë Institucion.”

Pavarësisht debateve që përfshinë Ministrinë e Financave përpara dy viteve për përdorimin e letër kredive, KLSH ka evidentuar se Policia e Shtetit ka vijuar të njëjtën praktikë në vitin 2015-të dhe 2016-të në 5 raste, ku fondet i janë dhënë kompanive private, pa përfunduar punimet. /Tv Klan

*Në foto, drejtori i Policisë së Shtetit Haki Cako dhe ish-ministri Tahiri

Ju sugjerojmë

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
Bota

Konflikti Izrael-Iran,Trump bisedë 50 minutëshe në telefon me Putin. Çfarë diskutuan

14 Qershor, 2025 7:32 pm
Para
Në 2019-ën në Britani autobusët nuk do të kenë shoferë!

Në 2019-ën në Britani autobusët nuk do të kenë shoferë!

Grabitja, Policia e Shtetit: Faji i ‘Jaguar Security’ dhe Bankës

Skenar për eliminimin e Bashës, ja çfarë thotë drejtori i policisë

I fiksuar pas Luanës, zbardhen mesazhet e fansit që shkaktoi incidentin: “Do të ngjitem lart në shtëpi”

I fiksuar pas Luanës, zbardhen mesazhet e fansit që shkaktoi incidentin: “Do të ngjitem lart në shtëpi”

TE FUNDIT

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
14 Qershor, 2025

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën...

Lexo më shumë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
14 Qershor, 2025

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikoi listën e pagave indikative për sektorin e turizmit, teksa i bëri thirrje tatimpaguesve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com