Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpërthen nëna e Viola Spiros: Nëse do mundesha do t’ju nxirrja sytë ju gazetarëve

2017/11/26 at 4:09 PM
në InstaBIZ, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Shpërthen nëna e Viola Spiros: Nëse do mundesha do t’ju nxirrja sytë ju gazetarëve

Nëna e Viola Spiros ka reaguar publikisht sot, pas daljes në media të lajmit për arrestimin e Valentin Selajt, i ndaluar nga shteti italian për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Mediat italiane, por dhe ato shqiptare kanë shkruar keto dy dite për raportin e Viola Spiros me Valentin Selaj, shkruan Opinion.al.


Përmes një postimi në FB, Brunilda Spiro shpërthen kundër gazetarëve që sipas saj lodhen shumë duke nxirë gjithçka dhe duke rregulluar lajmet sipas oreksit të tyre.

“Nese do mundesha, do ju thyeja gishtat, ju gazetareve, do ju nxirrja syte, do ju shkurtoja gjuhen dhe kjo mizori do me falej nga e drejta e memesise.
Njesoj si kllocka, qe i nxjerr syte gjithkujt, qe ngacmon zogjte e saj”.

Kështu shkruan nëna e bukuroshes së ekranit, në një status të gjatë, që thotë se ndër të tjera vajzat e saj durojne sulmet mes tyre, sidomos neperkave ziliqare, ngacmimet seksuale nga ndonje drejtues, qe nuk eshte i zoti te gjeje dashnore, pa i kercenuar me vendin e punes….

Lexoni te plotë reagimin e Brunilda Spiros 

Ktheni pasqyren nga vetja!Larg gjuhet e liga nga vajzat e mia!

Nese do mundesha, do ju thyeja gishtat, ju gazetareve, do ju nxirrja syte, do ju shkurtoja gjuhen dhe kjo mizori do me falej nga e drejta e memesise.
Njesoj si kllocka, qe i nxjerr syte gjithkujt, qe ngacmon zogjte e saj.

Meqe nuk mundem, po ju jerkoj falje:
Ju kerkoj falje, sepse ju lodheni shume, duke nxirre gjithcka dhe duke nxjerre gjithcka.
Lodheni shume per te kerkuar lajmin, qe shpesh e rregulloni sipas oreksit te pritshmerise publike, qe ai te shese.
Lodheni shume per te gjetur llojin e helmit, qe vret nje pale dhe llojin e ushqimit, qe zgjat jeten e ushtrimit te pushtetit, nga pala tjeter.
Lodheni, duke u lodhur per klikime…

Meqe nuk mundem, po ju kerkoj falje te rinjve, si vajza ime:
Ju kerkoj falje, sepse kur vajzat e mia lodheshin ne pune dhe jo argetim, sic ju dukej nga ekranet e shtepise apo klubeve tuaja, shume prej jush, rehatoheshit ne ndonje kolltuk apo divan.
Ju kerkoj falje, sepse e dini te lehte te dalesh ne ekran. 
Ju kerkoj falje, se kur cdo fundjave benin prova per te mesuar kercimin e javes, ju flinit deri ne dreke…
Ju kerkoj falje, se kur ato punonin pese dite te javes, me orar zyrtar, ju te shumtit, bridhnit kafeneve, apo gjoja shkolloheshit.
Ju kerkoj falje, sepse dalja ne ekran, juve, ju duket shume e lehte dhe shpesh edhe si gazetare apo prezantuese, jo vetem vajzat e mia, por te gjitha i kritikoni dhe i shani si t’ ju kenaqet shpirti.
Ju kerkoj falje, sepse shume prej jush, harroni qe edhe kur coheni para klases dhe keni shoket tuaj perpara, mezi flisni dy fjale.
Harroni emocionin, qe te ben te harrosh edhe ato qe di mire. 
Harroni, qe ata qe flasin shpejt apo shume, nuk jane me te miret, por qe shpesh flasin me shume ata, qe nuk mendohen para se te flasin apo nuk e vrasin mendjen se cfare thone.

Ju kerkoj falje, se mbase nuk e kuptoni, qe vajzat e ekranit, qe i shani dhe i degjeneroni, ju japin nga shpirti, bukuria dhe buzeqeshja e tyre, shpesh e sakrifikuar, se do donin te qanin, pasi kane dhe halle.
Askund nuk i shajne, por i duan dhe i respektojne, pasi ne vendet e zhvilluara, edhe para nje grupi te vogel te performosh, te vleresojne guximin, aftesine dhe mundimin.

Ju kerkoj falje , sepse nuk e merrni dot me mend sa te forta jane, te durojne sulmet mes tyre, sidomos neperkave ziliqare, ngacmimet seksuale nga ndonje drejtues, qe nuk eshte i zoti te gjeje dashnore, pa i kercenuar me vendin e punes, te durojne shpifjet e mediave jo serioze, por te durojne dhe ju qe i komentoni te gjitha bukuroshet, me silikon, pa silikon, sikur i keni pjelle ju dhe i njihni qysh femije.

Ju kerkoj falje ju vajzave, qe megjithe nderhyrjet, te cilat shume prej jush i beni dhe nuk i thoni kujt, kur nuk beheni si ato, i shani dhe i stershani perseri ato, per cdo deshtim tuajin.
Harroni shprehjet popullore, te cilat jane filozofia me e shkelqyer. Ja njera prej tyre:”Nuk ngrihesh vete, duke ulur te tjeret”

Ju kerkoj falje ju bashkeatdhetare, qe shani te rinjte dhe te rejat, por harroni qe, ata jane produkt i shoqerise, juaji. Nese ju eshte thyer pasqyra e shpirtit, shkoni ne ndonje pellg me uje dhe shihuni, mbase na duhet te mbytemi te gjithe bashke.

Ju kerkoj falje, te gjithe grave, te fejuarave dhe te dashurave, te ministrave, deputeteve, drejtuesve, policeve, etj., te cilat jane te dashuruara me ta, sepse ata jane te mire, te bukur, inteligjente, te pasur, shume te pasur me pasurine e babait apo gjyshit te tyre…
Ata nuk jane te korruptuar, nuk jane bose droge, nuk na vodhen dhe nuk po na vjedhin, por ato grate, te fejuarat, te dashurat i duan per ate qe jane, jo per leket e tyre.

Ju kerkoj falje grave te fshatareve dhe fermereve te anembane Shqiperise, qe i duan burrat dhe te dashurit e tyre se jane bose hashashi dhe droge.

Te kerkoj falje dhe ty Bledi, qe shpesh thua te verteta te verteta, por ndonjehere ben si gjahtar “shtrigash”, godet femrat dhe femijet e baballareve te zhytur ne krim dhe harron qe te gjithe ne, edhe ti bashke me ne, jemi fajtore.

Migjeni jetoi shume vite me pare, por ishte shume me i ditur dhe kurre nuk denoi nje femer,sic bere me kengetaren e njohur, duke i thene:” Kerkoji falje k… llekut”.
Ai as emrin nuk ia shkruante, por e pergjithesonte:”Njena nga ato…”, sepse kurre nuk denoi individin, por denoi krejt shoqerine dhe pushtetin.
Ne asnje fjali nuk shave prezantuesin mashkull, por vetem femren…

I kerkoj falje vajzes, qe nuk mundem ta mbroj, kur e njoh shume mire dhe eshte vajza qe do donte cdo nene. E bukur natyralisht, inteligjente, e dashur dhe thjesht si gjithe njerezit e kesaj kohe dhe bote, qe po humb ekuilibrin, perpiqet te mbijetoje me punen e saj, me nder, pa u bere pre e presioneve te asnje drejtuesi.
I kerkoj falje qe nuk ia mbroj dot dashurine e saj, qe po ia kthejne ne pazar lekesh, se dashuria e saj eshte dashuri.
I kerkoj falje qe nuk e mbroj dot dhe nuk jam prane saj, sot qe ka nevoje dhe nuk ia fshij dot lotet.
Mjaft! 
Nuk rregullohet shoqeria shqiptare me fyerje, sharje dhe mllef!
Ju kerkoj falje qe keni kaq mllef per njeri- tjetrin, pasi nuk e drejtoni ate ndaj boseve te vertete te neperkembjes tuaj.
I kerkoj falje dhe atyre qe do me shajne, sepse nuk kane kohe te ndalin kohen e mllefit te brendshem, sic e thote nje filozof shqiptar:”Tanatosin” brenda tyre, por pa kthyer syte nga vetja, shajne dy te rinj 28 vjecare dhe nje nene, qe do te mbroje femijen e vet deri ne vdekje.
Behuni te zgjuar dhe mos u mashtroni diten me diell: ” Boset e droges, jane gazetaret qe u pasuruan me shitjen e fjales se lire, qe kane vila disa milone euro, policet dhe politikanet”

 

Etiketa: Brunilda Spironena e violesvalentin selajviola spiro


Ju sugjerojmë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
Kronikë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

6 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

6 Dhjetor, 2025 8:40 pm
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Aktualitet

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

6 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
Kronikë

SPAK tha se është njohur me aktet e dosjes, reagojnë avokatët e Veliajt

6 Dhjetor, 2025 4:27 pm
Takimet e Salianjit, Berisha: Alimehmetin e prita në zyrë, i thashë…
Kryesore

Takimet e Salianjit, Berisha: Alimehmetin e prita në zyrë, i thashë…

6 Dhjetor, 2025 2:26 pm
Berisha lexon rezolutën e IDU: Narko-shteti i Ramës rrezikon Shqipërinë dhe Europën
Kryesore

Berisha lexon rezolutën e IDU: Narko-shteti i Ramës rrezikon Shqipërinë dhe Europën

6 Dhjetor, 2025 2:14 pm
SPAK dërgon për gjykim 27 persona, mes tyre Ervis Martinaj dhe një ish-deputet
Kronikë

SPAK dërgon për gjykim 27 persona, mes tyre Ervis Martinaj dhe një ish-deputet

6 Dhjetor, 2025 1:09 pm
Lojërat e fatit/Zbulohen 5 lokale në Korçë dhe Pogradec, arrestohen 2 administratorë
Kronikë

Lojërat e fatit/Zbulohen 5 lokale në Korçë dhe Pogradec, arrestohen 2 administratorë

6 Dhjetor, 2025 11:49 am
Tentoi të vriste bashkëshorten e tij, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Kronikë

Tentoi të vriste bashkëshorten e tij, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

6 Dhjetor, 2025 11:01 am
Ktheu lokalin në bazë droge, arrestohet 39-vjeçari në Vaun e Dejës
Kronikë

Ktheu lokalin në bazë droge, arrestohet 39-vjeçari në Vaun e Dejës

6 Dhjetor, 2025 10:15 am
Para
Shpend Ahmeti konfirmon mandatin e dytë për Prishtinën, 365 vota më shumë se rivali 

Shpend Ahmeti konfirmon mandatin e dytë për Prishtinën, 365 vota më shumë se rivali 

Befason Çani, vajzat e shkurtra janë më të mirat në shtrat

Befason Çani, vajzat e shkurtra janë më të mirat në shtrat

Turistë në Shqipëri edhe në rrugë virtuale, njihuni me platformën më të re 

Turistë në Shqipëri edhe në rrugë virtuale, njihuni me platformën më të re 
















TE FUNDIT

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
6 Dhjetor, 2025

Një grua 50-vjeçare shqiptare përfundoi në spital pasi u sulmua barbarisht me thikë nga ish-bashkëshorti i saj në mes të...

Lexo më shumë

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai
6 Dhjetor, 2025

Një telefonatë nga Cristiano Ronaldo ka gëzuar presidentin Donald Trump. Në postimin e tij, presidenti amerikan nuk e fshehu admirimin...

Lexo më shumë

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
6 Dhjetor, 2025

Shoqëria e Zakynthos është e tronditur nga vdekja e një djali 2-vjeçar shqiptar në fshatin Agios Leontas, pasi u sulmua...

Lexo më shumë

Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave

Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave
6 Dhjetor, 2025

Tanzania është përfshirë nga trazira të dhunshme pas rizgjedhjes së presidentes Samia Suluhu Hassan, e cila akuzohet për krime të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com