Një automjet është përfshirë në flakë në ecje e sipër, në autostradën Fier Vlorë. Paraprakisht bëhet me dije se ka marrë flakë automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin R.F.
Policia informon se si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ndërsa dyshimet e para janë se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
“Rreth orës 04:00, në autostradën Fier-Vlorë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin R. F, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia./Opinion.al