Një bombë ka shpërthyer jashtë godinës së Policisë në qytetin Cizre, në juglindje të Turqisë, pranë kufirit me Sirinë mëngjesin e sotëm.
Bëhet fjalë për një makinë-bombë, shpërthimi i së cilës ka shkaktuar kaos dhe panik në qytet.
Për rrjedhojë, raportohet se 9 persona kanë mbetur të vdekur dhe 64 të tjerë të plagosur.
Mësohet se 12 ambulanca dhe dy helikopterë kanë mbërritur në vend-ngjarje.