Rrjetet sociale janë kthyer së fundi jo vetëm në ekspozitorin e arritjeve, por edhe në vendin e shpërthimit të zemërimeve. Këtë radhë është Lori Hoxha, që përmes një postimi në snapchat, ka reaguar ndaj sjelljes së dikujt, që me sa duket e ka detyruar të postojë komentin e mëposhtëm: “Besnikëria e tyre përfundon kur benifitet marrin fund”. Nuk dimë nëse ky është zemërim i shkaktuar nga ndonjë mik apo mikeshë, por me sa duket Lori është lënduar nga kjo sjellje.