Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shperthen Kryeministri i Kosoves! Mustafa: po nuk hoqet vizat nuk vij me ne Europe.

2015/12/26 at 6:53 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shperthen Kryeministri i Kosoves! Mustafa: po nuk hoqet vizat nuk vij me ne Europe.

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se shtyrja e liberalizimit të vizave do të sjellë të tjera probleme dhe vështirësi, përfshirë këtu edhe dialogun e Prishtinës me Beogradin. Mustafa paralajmëroi se nëse nuk u lejohet kosovarëve të lëvizin të lirë në shtetet e Shengenit, atëherë as ai dhe as kabineti i tij nuk mund të udhëtojnë, duke lënë të nënkuptohet se nuk do të udhëtojë as për në Bruksel, ku edhe zhvillohen takimet e dy qeverive, të Kosovës dhe Serbisë.

“Pesëmbëdhjetë ditëshi i parë i janarit do të sjell rezultate konkrete nga grupet teknike që po merren me përmbushjen e kritereve të pa plotësuara në 8 pikat e mbetura që i hapin rrugë Kosovës për liberalizim të vizave”, tha në një intervistë për KosovaPress, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Ai shtoi se është punuar me një përkushtim shumë të madh në plotësimin e të gjitha kritereve për liberalizim të vizave, prej 95 kritereve vetëm 8 kanë mbetur pa u përmbushur plotësisht, dhe për to tashmë janë bërë analizat dhe grupet teknike kanë afatet për përmbushje të këtyre kritereve.

Megjithatë, kryeministri i vendit mendon se Kosovës i janë vënë standarde të dyfishta nga BE-ja në kërkesën për liberalizim të vizave për kosovarët, dhe kjo, sipas tij, është e padrejtë.

Ai thotë se Kosovës nuk duhet t’i bëhet kjo e padrejtë, duke i lënë gati dy milionë qytetarë të izoluar dhe në jetë ndryshe nga i gjithë Ballkani dhe më gjerë.

Se a është ky vendim i drejtë apo jo i BE-së, sipas kryeministrit Mustafa kjo është çështje tjetër, për të cilën ai nuk preferon ta diskutoi më shumë duke kujtuar se lëshime të mëdha ka bërë BE në shtetet tjera, ndërsa me Kosovën kjo nuk po ndodh.

Mustafa thotë se Kosova ka marrë përgjegjësitë për përmbushjen e këtyre rekomandimeve të mbetura, por ai kërkon që edhe BE-ja të marri përgjegjësitë e saja dhe të mos e zgjasë këtë çështje si punën e lojërave me “llastik”.

Kryeministri Mustafa tha se liberalizimi i vizave për kosovarët do të jetë shans e mirë për të gjithë qytetarët të cilët do ta shfrytëzojnë lëvizjen e lirë për t’u arsimuar, për të parë Evropën dhe për të mësuar nga, siç tha ai, demokracia dhe ekonomia evropiane.

Mustafa lëvizjen e lirë e sheh edhe si mundësi të mirë për bizneset të cilëve u mundëson ta shfrytëzojnë marrëveshjen për Stabilizim Asociimin, për bashkëpunimin ekonomik dhe për pjesëmarrje në tregjet e jashtme, në panaire edhe në kontakte të përgjithshme me bizneset jashtë vendit. I pari i qeverisë megjithatë nuk i frikësohet ikjes së qytetarëve nga vendi për në shtetet e Evropës, në kërkim të një jete më të mirë.

Ai kujton se si edhe qytetarët që kanë ikur në fillim të këtij viti tashmë po kërkojnë të kthehen në Kosovë.

Mustafa tha se relacionet migruese janë relacione që zhvillohen edhe ndërmjet vendeve të Bashkimit Evropian, duke kujtuar se shumë qytetarë sot migrojnë nga Italia për në Gjermani, të tjerë migrojnë në Zvicër, varësisht ku gjejnë kushte më të mira të punës, mirëpo kjo nuk do të thotë se e rrezikon tregun e punës ose e rrezikon stabilitetin.

Sipas kryeministrit Mustafa stabiliteti rrezikohet vetëm duke izoluar një vend nga pjesa tjetër e Ballkanit dhe Evropës.

(Marre nga BalkanWeb)

Ju sugjerojmë

Gjermania shpreson për një marrëveshje në BE për azilkërkuesit e refuzuar
Bota

Gjermania shpreson për një marrëveshje në BE për azilkërkuesit e refuzuar

31 Maj, 2025 10:47 am
Fabio Capello: Igli Tare i duhuri për Milanin, ndikoi në rikthimin e Allegrit
Sport

Fabio Capello: Igli Tare i duhuri për Milanin, ndikoi në rikthimin e Allegrit

31 Maj, 2025 10:46 am
Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
Kronikë

AMP arreston 2 policë dhe pezullon nga detyra 1 tjetër, akuzat

31 Maj, 2025 10:43 am
Përmbyset kamioni që po i transportonte, 250 milionë bletë pushtojnë rrugët në SHBA
Bota

Përmbyset kamioni që po i transportonte, 250 milionë bletë pushtojnë rrugët në SHBA

31 Maj, 2025 10:29 am
Izraeli bombardon Sirinë perëndimore: Goditëm depo me raketa
Bota

Izraeli bombardon Sirinë perëndimore: Goditëm depo me raketa

31 Maj, 2025 10:27 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Mbanin armë në banesë/ Arrestohet i riu, në kërkim babai

31 Maj, 2025 10:23 am
Zbulohet ilaçi i ri kundër kancerit që dyfishon mbijetesën
Bota

Zbulohet ilaçi i ri kundër kancerit që dyfishon mbijetesën

31 Maj, 2025 10:20 am
Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit gjatë fundjavës
Aktualitet

Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit gjatë fundjavës

31 Maj, 2025 9:39 am
Mbi 100 viktima nga përmbytjet në Nigeri, mijëra banesa nën ujë
Bota

Mbi 100 viktima nga përmbytjet në Nigeri, mijëra banesa nën ujë

31 Maj, 2025 9:35 am
Musk mban fjalimin e lamtumirës: Do të vazhdoj të jem mik dhe këshilltar i Trump
Bota

Musk mban fjalimin e lamtumirës: Do të vazhdoj të jem mik dhe këshilltar i Trump

31 Maj, 2025 9:30 am
Para
Foto-Galeri/ Ja xhamitë më të bukura në botë

Foto-Galeri/ Ja xhamitë më të bukura në botë

Si është tregu i reklamave në Shqipëri?

Si është tregu i reklamave në Shqipëri?

Reklamat, Shqipëria me tregun më të ulët për frymë në rajon

Reklamat, Shqipëria me tregun më të ulët për frymë në rajon

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Gjermania shpreson për një marrëveshje në BE për azilkërkuesit e refuzuar

Gjermania shpreson për një marrëveshje në BE për azilkërkuesit e refuzuar
31 Maj, 2025

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, shpreson që Bashkimi Europian të arrijë një marrëveshje të përbashkët për të dërguar...

Lexo më shumë

Fabio Capello: Igli Tare i duhuri për Milanin, ndikoi në rikthimin e Allegrit

Fabio Capello: Igli Tare i duhuri për Milanin, ndikoi në rikthimin e Allegrit
31 Maj, 2025

Igli Tare ka marrë komplimenta nga një legjendë si Fabio Capello. Zyrtarizimi se Allegri pranoi ofertën e drejtorit sportiv të Milanit...

Lexo më shumë

AMP arreston 2 policë dhe pezullon nga detyra 1 tjetër, akuzat

Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
31 Maj, 2025

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar 2 punonjës policie dhe ka pezulluar nga detyra 1 tjetër, pasi dyshohet se kanë...

Lexo më shumë

Përmbyset kamioni që po i transportonte, 250 milionë bletë pushtojnë rrugët në SHBA

Përmbyset kamioni që po i transportonte, 250 milionë bletë pushtojnë rrugët në SHBA
31 Maj, 2025

Rreth 250 milionë bletë dolën nga kosheret e tyre dhe u përhapën në ajër, pasi një kamion që po transportonte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com