Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shperthen Kreshnik Spahiu: revolucioni nuk behet keshtu!

2015/12/22 at 12:21 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shperthen Kreshnik Spahiu: revolucioni nuk behet keshtu!

10 arsye pse Shqipëria s’ngrihet në revolucion
Të nderuar opozitarë, me shqetësim të thellë po ndjekim lënien përgjysmë të protestave që kurrësesi nuk mund të quhen as revolta dhe as revolucion.
Me zhgënjim sugjerojmë dhe konstatojmë 10 shkaqet e paprecedenta të gabimeve dhe dështimit të përpjekjve tuaja për revolucion, janë:
1)Shpërthimi i revoltave nuk planifikohet sipas përvjetorëve jubilare. Festat qofshin më 8 dhjetor, 20 shkurt apo 28 nëntor s’mund të jenë pretekst për kopje deja’vu ngjarjesh apo rrethanash.
Rebelimi lind spontanisht nga zemërimi, zhgënjimi, varfëria, shtypja, tirania dhe nevoja për ndryshim. Revolucionet nuk shpallen një muaj përpara me datë fikse grumbullimi duke u bazuar në parashikimin e motit me shi apo me diell.
2) Baza e revolucionit është më e gjerë se struktura e një partie madje shumë më e gjerë se gjithë opozita politike së bashku. Në protestat tuaja nuk gjeje asnjë flamur kombëtar kuqezi e jo më flamuj të subjekteve të tjera.
3) Kryengritjet burojnë nga populli e janë produkt i faktorit të brendshëm dhe jo preferenca apo dëshira ambasadorësh. Revolucioni prodhohet “Made in Albania” dhe nuk importohet as nga Brukseli, Wshingtoni, Athina dhe Berlini.
4) Palca e revolucionit duhet të jetë kauza mbi të cilën ngrihet fryma për ndryshimin e regjimit. Kauzat nuk mund të braktisen nga drejtuesit duke bërë marrëvjeshje konsensuale në parlament siç ndodhi sot apo javën e kaluar. Populli dilte në rrugë dhe ju uleshit në tavolinë duke shtrënguar duart me kundërshtarët.
5) Udhëheqësit apo organizatorët nuk mund të devijojnë objektivin dhe qëllimin si në rastin e demokratëve që e nisin me:
a) dorëheqjen e Edi Ramës,
b) e devijojnë me djegie bunkeri,
c) e ndryshojnë për buxhetin
e) e katandisin me kalamaj repera që kërcenin rap te bahçja e Kuvendit.
6) Revolucionet nuk lindin as nga Sheratoni, as nga Hotel Rogneri, por nga rrugicat dhe çdo cep i vendit. Bulevardi dhe hotelet nuk do prodhojnë as revolucion, as kauzë dhe as frymë
7) Liderët e revolucionit duhet të rrezikojnë dhe shkrijnë gjithçka për kauzën: profesionin, pasurinë, postin, familjen dhe jetën. Shqipëria s’ngrihet nëse liderët ulen.
Populli s’mund të qëndrojë në revolucion nëse përfaqësuesit e tyre ulen në Kuvendin më të inkriminuar nga viti 1920.
Demokratët s’mund të motivojnë popullin pa grisur mandatet e tyre. Djegia e mandateve për deputetët do ishte motivimi i parë për turmën
8) Gjysma e deputetëve demokratë nuk duan zgjedhje apo revolucion sepse kanë frikë që nuk do të jenë më deputet në parlamentin e ardhshëm. Shumë prej tyre mund të humbasin pasuri përrallore nga revolucioni dhe konfrontimi civil.
9) Revolucion me kostume firmato Armani dhe syze Prada nuk mund dhe s’ka për të ndodhur kurrë në asnjë vend të botës. Disa nga ish-ministrat e PD nuk motivojnë dhe ngjallin shpresë tek asnjë qytetar përtej gardhit të militantëve që presin të rikthehen në detyrat që kanë pasur në dogana, tatime, polici, bashki etj.
10) Tragjike dhe komike mbetet ndërpreja e revolucionit sepse organizatorët do ikin me pushime. S’ka revolucion që të ndalet nga Bajrami, Krishtlindjet, Viti i Ri apo festa e ashures.
Çfarë do u thuhet popullit që pret ndryshim: “Ngrihemi pas dy javësh sapo të kthehemi nga Karaibet”? Jo! Shqipëria, s’ngrihet kështu ….




Ju sugjerojmë

Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
Aktualitet

Përndoqën në rrjetet sociale/ Shpallen në kërkim nga policia dy shtetas

3 Qershor, 2025 12:31 pm
Familjarët e denoncuan të humbur, 20-vjeçari gjendet i mbytur në liqenin e Paskuqanit
Te Fundit

U fut në liqen për t’u larë, humb jetën 38-vjeçari në Shkodër

3 Qershor, 2025 12:24 pm
“Jan nis me t’vra”/Kërcënohet sërish me jetë presidentja Osmani.Ja mesazhi në e-mail
Rajoni

Zgjedhjet lokale në Prishtinë,pritet të shpallet data/Osmani mbledh partitë politike

3 Qershor, 2025 12:17 pm
Besa Shahini shpall kandidaturën për kryetare të Prishtinës
Rajoni

Besa Shahini shpall kandidaturën për kryetare të Prishtinës

3 Qershor, 2025 12:06 pm
Kosovë/ Aksion kundër trafikut të narkotikëve dhe krimeve kibernetike, 10 në pranga
Rajoni

Kosovë/ Aksion kundër trafikut të narkotikëve dhe krimeve kibernetike, 10 në pranga

3 Qershor, 2025 12:00 pm
Si mund të ndryshojë lufta moderne pas sulmeve ukrainase me dronë?
Bota

Si mund të ndryshojë lufta moderne pas sulmeve ukrainase me dronë?

3 Qershor, 2025 11:48 am
Karantinohet ferma e bagëtive në Shkodër pas dyshimeve për një sëmundje virale
Aktualitet

Karantinohet ferma e bagëtive në Shkodër pas dyshimeve për një sëmundje virale

3 Qershor, 2025 11:44 am
Videoja e dhimbshme e një nëne në Gaza: Na latë pa bukë! Zoti na mjafton!
Bota

Videoja e dhimbshme e një nëne në Gaza: Na latë pa bukë! Zoti na mjafton!

3 Qershor, 2025 11:31 am
Qeveria holandeze rrëzohet pas përplasjes për politikën e migracionit
Bota

Qeveria holandeze rrëzohet pas përplasjes për politikën e migracionit

3 Qershor, 2025 11:30 am
Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, MAS: S’cënon procesin e Maturës Shtetërore
Aktualitet

Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, MAS: S’cënon procesin e Maturës Shtetërore

3 Qershor, 2025 11:16 am
Para
Cfarë e bashkoi Drinin me Rozanën dhe Valbonën? 

Cfarë e bashkoi Drinin me Rozanën dhe Valbonën? 

Ingriti dhe Erioni shijojnë kupën e argjendtë 

Ingriti dhe Erioni shijojnë kupën e argjendtë 

Eksperti: “Lufta e tretë Botërore” zhvillohet në internet, ISIS do ta fitojë

Eksperti: "Lufta e tretë Botërore" zhvillohet në internet, ISIS do ta fitojë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Përndoqën në rrjetet sociale/ Shpallen në kërkim nga policia dy shtetas

Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
3 Qershor, 2025

Përndoqën në rrjetet sociale dy shtetase, shpallen në kërkim nga policia. Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim...

Lexo më shumë

U fut në liqen për t’u larë, humb jetën 38-vjeçari në Shkodër

Familjarët e denoncuan të humbur, 20-vjeçari gjendet i mbytur në liqenin e Paskuqanit
3 Qershor, 2025

Një 38-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi pësoi arrest kardiak ndërkohë që po lahej në liqen. Uniformat blu bëjnë me dije...

Lexo më shumë

Zgjedhjet lokale në Prishtinë,pritet të shpallet data/Osmani mbledh partitë politike

“Jan nis me t’vra”/Kërcënohet sërish me jetë presidentja Osmani.Ja mesazhi në e-mail
3 Qershor, 2025

Brenda kësaj jave pritet që të shpallet data zyrtare për zgjedhjet lokale në Kosovë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka...

Lexo më shumë

Besa Shahini shpall kandidaturën për kryetare të Prishtinës

Besa Shahini shpall kandidaturën për kryetare të Prishtinës
3 Qershor, 2025

Ish-ministria e Arsimit, Besa Shahini ka njoftuar se  po kandidon për kryetare komune në Kosovë. Përmes një postimi në rrjete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com