Dy infermiere të spitalit të Beratit kanë zënë shtratin e pacientit. Ajo janë prekur nga fruthi, pasi i kane shërbyer një djali 24-vjeçar të prekur nga virusi. Lajmi bëhet i ditur nga mjekja infeksioniste Elena Xhaxho e cila ka konfirmuar 7 raste me fruth në spitalin e Beratit, të cilët po marrin trajtim. Mësohet se dy infermieret tashmë të izoluara, po mbahen nën vëzhgim.