Deklarata e fortë e ministrit të LSI-së Lefter Koka nuk ka kaluar pa u vënë re.
Në fakt reagimet për të janë të shumta, por nuk janë bërë publike. Gjithsesi ka pasur edhe reagime publike.
Një prej tyre është edhe statusi në profilin e tij në Facebook, i deputetit të PS-së, Pjerin Ndreu.
“Se kush i gënjen disa se ta kanë shpirtin me dorë se di! Koka në Stamboll e trupi në Janinë është lajtmotiv që ka shirë sa ka dashur…Shqiptaret janë të zgjuar tashmë e dinë të vlerësojnë…see you soon!”, shkruan Ndreu në profilin e tij të Facebook, si një mesazh të lënë për kolegët e tij të LSI-së.