TIRANE- Një bombël gazi shpërtheu në ambientet e një banesë në Kamëz mëngjesin e sotëm, ku mbeti e plagosur gruaja e moshuar që gjendej në banesë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:20 në rrugën “Londër” në Kamëz. “Një pjesëtar i familjes mbeti i plagosur dhe u transportua me urgjencë në spital. Zjarrfikësit po punojnë për normalizin e situatës”, thotë policia. Ende nuk dihen shkaqet e sakta, por dyshimet e para janë për një bombul jashtë standardi vendosur në kuzhinë e cila ka krijuar rrjedhje gazi.