Një bombol gazi ka shpërthyer në oborrin e një banese mëngjesin e së shtunës në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50 në rrugën “Idriz Dollaku”, ndërsa raportohen vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë
Më datë 03.10.2020, rreth orës 08:50, në rrugën “Idriz Dollaku”, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi, në oborrin e baneses private të shtetasit N.H., ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.