Tre persona janë plagosur, pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët e zjarrit në Patos. Sipas policisë shkak i rënies së zjarrit ka qenë rrjedhja e gazit nga një bombol gatimi.
Si pasojë e ngjarjes uniformat blu bëjnë me dije se ka pësuar djegie trupore shtetasi F. S., shtetasja Y. S., 67 vjeçe dhe shtetasja D. Sh, 40 vjeçe, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.