Dy persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Libofshë të Fierit, ndërsa të plagosur kanë mbetur një djalë dhe nëna e tij.
Zjarrfikësit kanë mundur të vënë flakët nënkontroll, ndërsa raportohet se banesa ka pësuar dëme të vogla materiale. Ndërkohë, një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al