Një bombol gazi ka shpërthyer në lagjen 6 maji në Elbasan duke shkatërruar tërësisht një banesë.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Pronarja e shtëpisë ka dalë të kërkojë ndihme pasi bombola është përfshirë nga flakët. Kur ka ndodhur shpërthimi ajo ka qenë jashtë banesës.
Banesa private tashmë është kthyer e pabanueshme nga shpërthimi i fuqishëm.
Zjarrfikësit edhe një here kanë bërë apel për bombolat gazit 5L të papërshtatshme për ambientet e brendshme. Zjarrfikësit kërkojnë që këto bombola te hiqen nga qarkullimi.

















