Një bombol gazi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në banesën e një 70-vjeçari në Shijak.
Shpërthimi ka ndodhur pas një rrjedhje gazi në kuzhinën e të moshuarit në lagjen “Popullore”, që fatmirësisht ishte e veçuar nga pjesa tjetër e shtëpisë, ku ai flinte. Si pasojë ka patur vetëm dëme materiale.
“Në orët e para të mëngjesit, në Shijak në lagjen “Popullore”, në kuzhinën e shtetasit L. K., 70 vjeç, e veçuar nga banesa ku jetonte ka pasur rrjedhje gazi, ku si pasojë e rrjedhjes ka shpërthyer bombola e gazit. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit të bombulës së gazit”-njofton policia.