Një banesë është përfshirë nga flakët si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit. Ngjarja ka ndodhur në orën 05:53, në Selenicë të Vlorës ku për pasojë kanë mbetur të plagosur pronarët e banesës, 49 –vjeçari, R.S dhe bashkëshortja e tij 42 vjeçare M.S.
Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Nuk ka persona të tjerë të dëmtuar dhe gjithashtu banesa nuk përbën rrezik nga zjarri për banesat e tjera. Grupi hetimorë po vijon veprimet e mëtejshme procedurale./ Opinion.al