Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpërthen atleti Izmir Smajlaj: Bursa ime, në xhepat e drejtuesve të KOKSH-it

2016/09/24 at 9:45 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shpërthen atleti Izmir Smajlaj: Bursa ime, në xhepat e drejtuesve të KOKSH-it

Atleti i Vllaznisë dhe i kombëtares që mori pjesë në Olimpiadën e Brazilit, Izmir Smajlaj, i ka kthyer përgjigje presidentit të Federatës së Atletikës, Gjergj Ruli, për pretendimet se nuk ka qenë i stërvitur mirë duke thënë se përgatitja e tij ka qenë maksimale.


Smajlaj, edhe pse atlet olimpiade, nuk ka marrë bursën që i takon dhe, për këtë, akuzon për abuzim Komitetin Olimpik Shqiptar për abuzim. Ai tregon se ndihet i zhvlerësuar edhe nga qyteti i tij, sepse jo vetëm që nuk i ofrohet asnjë kusht, por nuk ndjen as ngrohtësinë institucionale.

Si shkak i mosvlerësimit dhe mungesës së kushteve, Izmir Smajlaj mund të largohet nga Shkodra drejt Tiranës apo dhe jashtë Shqipërisë. Shkodrani ka rrëfyer në një intervistë të gjatë problemet me të cilat përballet dhe situatën e vështirë në të cilën ndodhet aktualisht.

Kemi bërë çmos me trajnerin tim Vildan Tufi duke pasur parasysh kushtet ku kemi qenë ne, në një pedonale mes shiut e të ftohtit, ku kam bërë stërvitje që nga janari e deri në Olimpiadë dhe besoj që kam arritur mjaftueshëm. Ky ka qenë viti i suksesit për mua, sepse i kam arritur të gjitha, kam thyer rekordin e kërcimit së gjati, rekordin në trehapësh, kam hyrë në finalet e kampionatit europian dhe kam arritur që të jem një prej atletëve pjesëmarrës në Olimpiadë. Këto nuk janë gjëra të vogla në kushtet në të cilat jam stërvitur.

Si ishte Olimpiada, keni bërë një analizë të ftohtë për mënyrën se si shkoi?

Faktikisht Olimpiada ishte një arritje shumë e madhe për këtë vit, një eksperiencë shumë e mirë për mua dhe trajnerin tim. Në Olimpiadën e Brazilit u ndjemë pak inferiorë me të tjerët, pasi nuk i kishim të gjitha gjërat si të tjerët, si nga baza materiale që të linte për të dëshiruar. Atletët e tjerë ndërronin nga 3­4 palë kostume brenda ditës, ndërsa ne kishim vetëm një uniformë, e cila ishte skandaloze. Nuk kishim uniforma firme si të tjerët. Për këtë e ka fajin Komiteti Olimpik Shqiptar.

Pse nuk arritët rezultatin që ju dëshironit?

Besoj se emocioni është më i madh se në të gjitha garat e tjera, sepse të shohësh një stadium plot mbetesh pa fjalë kur futesh në garë. Po ashtu kur ke të bësh me më të mirët e botës kjo ndikon. Gjithsesi, gara është garë dhe njëherë merr rezultat pozitive dhe njëherë nuk arrin atë që dëshiron. Nuk është e thënë që të kërcej gjithmonë mbi rezultatin tim. Kjo i ndodh kujtdo.

Nuk u ndiet të barabartë?

Jo, i barabartë jam ndier, sepse të them të drejtën edhe të tjerët nuk kanë asgjë më shumë se unë, përveç kushteve apo bazës materiale.

Çfarë ndikoi në rezultat?

Po them se kushtet ku jemi stërvitur. Është normale që të ndikojnë kushtet ku jemi stërvitur, sepse të bësh stërvitje në pedonale është turp.

Juve nuk u është dhënë bursa olimpike, çfarë ka ndodhur?

Në fakt, bursat jepen dy vite përpara Olimpiadës. U jepen atyre sportistëve që janë pretendentë për të shkuar në Olimpiadë si një ndihmë. Pra, bursat olimpike u jepen sportistëve që marrin pjesë në Olimpiadë. Nga ne që ishim atje vetëm Luiza Gega e kishte bursën.

Unë u thashë se përse nuk e kam marrë bursën dhe m’u përgjigjën se s’kam qenë pretendent përpara dy viteve. Dakord u thashë, përpara dy viteve nuk kam qenë, kurse përpara një viti po, kam qenë pretendent për në Olimpiadë dhe i pyeta se ku shkoi bursa ime. Se ku ka shkuar? Në xhepin e tyre apo se ku, nuk e di. Në xhepin e atyre që janë në Komitetin Olimpik. Pse të mos e merrja unë bursën, sepse nuk është se është vendosur një muaj para se unë do shkoja në Olimpiadë. Kjo është caktuar që para 6 muajsh dhe që atëherë, të paktën, është dashur që të më jepej bursa mua. Nuk e kam marrë dhe s’kam për ta marrë dhe kjo është një padrejtësi që bëhet dhe nuk e di se si arrin Komiteti Olimpik ta bëjë këtë dhe se ku i çon këto bursa nuk e di. Ua shpërndan disa sporteve që nuk asnjë lidhje as me Olimpiadën dhe as për asgjë.

Cila ka qenë përgjigjja?

Jo, eja në Tiranë dhe shikoji letrat.

Mund ta ketë përfituar një sportist tjetër në vendin tuaj?

Tek atletika jo. Nuk arrij ta kuptoj se ku kanë shkuar dhe më shumë se në xhepat e tyre nuk kanë shkuar askund tjetër.

Si po trajtoheni në Shkodër?

Isha në Armeni dhe mora medaljen e arit në një garë atje duke kërcyer 7.85 dhe duke përmbyllur këtë vit me aktivitetet sportive. Për momentin, jam pushim dhe javën tjetër nisi stërvitjen. Nuk e di se si t’ia bëj me këto kushte stërvitore që kam, sepse unë dua që të kap rezultat, por me këto kushte është shumë e vështirë.

Si po ndiheni në Shkodër, flasim për trajtimin, vlerësimin?

Respektin nga qytetarët e Shkodrës e ndiej. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës nuk ka dalë njëherë për të më pritur me të gjithë këto rezultate, me të gjithë këto tituj dhe pjesëmarrjen në Olimpiadë. Është dashur që kryebashkiakja të na presë, të paktën sa për të na bërë qejfin. Unë paguhem vetëm me 40 mijë lekë të rinj nga “Sport Klub Vllaznia” dhe asgjë më shumë nga Shkodra.

Mjaftojnë këto para për ju?

Nuk kanë se si të mjaftojnë, sepse vetëm proteinat kushtojnë 30 mijë lekë të rinj në muaj. Po edhe këpucët, baza materiale apo gjëra të tjera që kanë kosto të larta. Tani sapo kam porositur këpucë nga Londra dhe kushtojnë 130 paund, para të cilat duhet që t’i paguaj nga xhepi. Nuk kam arritur që ta takoj kryebashkiaken, edhe pse kemi kërkuar që ta takojmë së bashku me trajnerin tim, por nuk na është bërë e mundur.

Etiketa: akuzaAtletibursaKOKSH


Ju sugjerojmë

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida
Bota

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida

15 Korrik, 2025 8:30 pm
Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara
Bota

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara

15 Korrik, 2025 8:11 pm
Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë
Bota

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë

15 Korrik, 2025 7:42 pm
Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive
Politikë

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive

15 Korrik, 2025 7:23 pm
Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…
Bota

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…

15 Korrik, 2025 7:06 pm
Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump, taktikë e mirë
Rajoni

Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump, taktikë e mirë

15 Korrik, 2025 6:47 pm
Lavrov: Perëndimi nuk duhet të shqetësohet, Rusia doli më e fortë nga të gjitha problemet
Bota

Afati 50-ditor, Lavrov: Rusia kërkon sqarime nga Trump

15 Korrik, 2025 6:29 pm
“Një në dhjetë fëmijë në Gaza është i kequshqyer”, OKB: Furnizimet po mbarojnë…
Bota

“Një në dhjetë fëmijë në Gaza është i kequshqyer”, OKB: Furnizimet po mbarojnë…

15 Korrik, 2025 5:59 pm
Kosovë/Prokuroria kërkon burgim për të miturin që akuzohet për vrasjen e policit
Rajoni

Kosovë/Prokuroria kërkon burgim për të miturin që akuzohet për vrasjen e policit

15 Korrik, 2025 5:36 pm
Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
Bota

Ministrat e BE diskutojnë marrëveshjen me Izraelin për t’i rritur ndihmat për Gazën

15 Korrik, 2025 5:16 pm
Para
Video/I ftuari i ikën nga programi, i kërkon lekë Mamaqit 

Video/I ftuari i ikën nga programi, i kërkon lekë Mamaqit 

Tahiri: Javën e ardhshme Kosova do ketë prefiksin e saj

Tahiri: Javën e ardhshme Kosova do ketë prefiksin e saj

Berisha tek Ermal Mamaqi: Ndikimin më të madh e kam tek Edi Rama 

Berisha tek Ermal Mamaqi: Ndikimin më të madh e kam tek Edi Rama 
















TE FUNDIT

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida
15 Korrik, 2025

Në Siri, trupat qeveritare kanë përparuar drejt qytetit të Suweidës, i cili është kryesisht i banuar nga druzët. Kjo u...

Lexo më shumë

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara
15 Korrik, 2025

Në njërën prej deklaratave më provokative prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë...

Lexo më shumë

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë
15 Korrik, 2025

Sulmet izraelite gjatë natës së mbrëmshme dhe mëngjesit të së martës i kanë vrarë më shumë se 90 palestinezë në...

Lexo më shumë

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive
15 Korrik, 2025

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, inspektoi nga afër një nga sportelet e dedikuara për asistencë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com